Home KRYESORE Nis hetimi ndaj George Soros, akuza: Punon për qeveritë e majta në...

Nis hetimi ndaj George Soros, akuza: Punon për qeveritë e majta në Shqipëri e Maqedoni

Nis tashmë hetimi ndaj miliarderit George Soros dhe Fondacionit të tij “Për një shoqëri të hapur”.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, gjyqësori njoftoi sot se Organizata për Lirinë e Informacionit (FOIA) ka ngritur padi kundër Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të dhënat lidhur me financimin e tyre nga aktivitetet politike të “Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur Soros” në Rumani dhe Kolumbi.

Akuzat kanë të bëjnë lidhur me dyshimet dhe transaksionet që kanë kaluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit drejt fondacionit të miliarderit, fonde këto që dyshohet të kenë kaluar përmes USAID dhe që janë përdorur në mbështetje të politikave dhe interesave të miliarderit, në vende të ndryshme të botës.

“Është koha që amerikanët të lejohen të shohin dokumentacionin e Departamentit të Shtetit në lidhje me financimin publik të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur Soros,” tha Presidenti i Gjyqësorit Tom Fitton.

“Miliarderi George Soros ka nevojë për zero ndihmë nga taksapaguesit për të promovuar axhendën e tij të largët jashtë shtetit”, thekson ai

Mediat e huaja, theksojnë se pjesë e këtij hetimi pritet të jenë edhe vende si Maqedonia dhe Shqipëria, për të cilat prej kohësh ka dyshime të forta për ndikim të Soros në politikbërjen e dy vendeve të Ballkanit.

Ish-Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski kërkoi një “de-sorozim” të shoqërisë. Në shkurt të vitit 2017, u raportua se qeveria e SHBA ka shpenzuar në heshtje miliona dollarë nga taksat e qytetarëve,  për të destabilizuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, në qendrën e djathtë në Maqedoni në bashkëpunim me George Soros.

Ndërsa sa i përket Shqipërisë, dyshimet ngrihen se paratë e shtetit amerikan, kanë shkuar përmes USAID, për të ndikuar në mbështetje të interesave të ngushta të miliarderit me politikat e majta në vendin tonë.

Ky dyshim u ngrit në mars të vitit 2017, nga gjashtë senatorë amerikanë, në një letër drejtuar sekretarit të shtetit Rex W. Tillerson, të cilët i bënë thirrje të hetojë marrëdhëniet mes USAID-it dhe fondacioneve Soros.

Kjo pasi sipas tyre, dollarët e taksapaguesve amerikanë po përdoren nga Departamenti i Shtetit dhe USAID-i për të mbështetur interesa të ngushta, që kërkojnë të imponojnë politika të majta në vende të tilla si Maqedonia dhe Shqipëria.

Por akuzat për Soros dhe ndikimin e tij në politikën e vendeve të ndryshme, qoftë duke përdorur administratën Obama dhe taksat e amerikanëve ka pasur edhe më herët.

Në shkurt të vitit 2017, Laura Silber nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dënoi “qeveritë joliberale” në Ballkan, si Maqedonia, Shqipëria dhe Rumania, duke thënë se më herët kishin punuar kundër OJQ-ve të Soros.

Ashtu si në pjesë të tjera të botës, një numër i entiteteve dhe projekteve të financuara nga Soros në Rumani gjithashtu financohen nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Në Rumani, në mars 2017, kreu i partisë qeverisëse njoftohet se akuzoi se fondacionet e Soros “që nga viti 1990 kanë financuar të keqen”.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat e huaja, në vitin 2016 Fondacionet e Shoqërisë së Hapur Soros dhanë më shumë se 3.3 milionë dollarë për organizatat në Kolumbi. Disa nga këto organizata janë mbështetur financiarisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, duke marrë më shumë se 5 milionë dollarë nga Departamenti i Shtetit, USAID dhe Fondacioni Inter-Amerikan (një agjenci federale).

Një nga subjektet e financuara nga Soros, një organizatë pro-LGBT, gjithashtu u përzgjodh nga Fondacioni Inter-Amerikan, si një organizatë partnere në nismën e projektit të paqes në Kolumbi.

Sakaq, hetimi që ka nisur, pritet të përfshijë fillimisht vende si Rumania dhe Kolumbia, dhe ku është kërkuar të merren dhe verifikohen:

  • Të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me ndonjë kontratë, grante ose shpërndarje të tjera të fondeve nga Departamenti i Shtetit në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur.
  • Të gjitha vlerësimet, raportet ose të dhënat e ngjashme në lidhje me punën e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur.
  • Të gjitha të dhënat e komunikimit, qoftë përmes e-mail, mesazheve tekst ose bisedave të menjëhershme, midis ndonjë zyrtari, punonjës ose përfaqësues të Departamentit të Shtetit,duke përfshirë Ambasadorin dhe çdo zyrtarë, punonjës ose përfaqësues të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur.

Burimi: Canada Free Press

/GSH/

Share: