Home KRYESORE Papa Françesku u bën thirrje njerëzve: Mos e përdorni kryqin si aksesor...

Papa Françesku u bën thirrje njerëzve: Mos e përdorni kryqin si aksesor mode!

Papa Françesku ka kritikuar njerëzit të cilët përdorin simbolin e kryqit si aksesorë mode, duke e quajtur si abuzim. Ai ka mbajtur një fjalim në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan pas meshës të së dielës. Ai tha se simbolet fetare duhet të jenë të kuptuara dhe jo të komercializuara ose aksesorë mode.

“Kryqi nuk është një objekt ornamental, apo një aksesor për të plotësuar veshjen ku në shumicën e rasteve është i abuzuar” – tha Papa.

“Imazhi i Krishtit të kryqëzuar tregon misterin e vdekjes së Birit si një akt suprem i dashurisë, burimit të jetës dhe shpëtimit të njerëzimit të të gjitha kohërave.”

Papa vijoi të shpjegonte se si kryqi duhet perceptuar si diçka më shumë se thjesht një objekt estetik, duke i kujtuar dëgjuesve fuqinë fetare të kryqit dhe kuptimin që duhet të ketë.

“Si dukem me këtë kryq?”, tha ai, “Si kur të ishte një vepër arti për tu parë a është apo jo e bukur”

Çështja e përdorimit të kryqit si aksesor mode ka qenë një temë e diskutuar edhe më herët në Vatikan, që prej kohës së Papa Gjon Palit, i cili ka bërë të njëjtën thirrje.

Por për sa i përket tatuazheve, Papa Françesku u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që njerëzit të vizatojnë simbole fetare në trupin e tyre për të shprehur besimin./Opinion.al

PS: Foto ne cover eshte Papa Francesco dhe kengetarja Elvana Gjata me kryq ne qafe!

Share: