Home KRYESORE Prokuroria mbyll hetimet për Elvis Roshin/ Rezultonte me 5 emra, edhe DEA...

Prokuroria mbyll hetimet për Elvis Roshin/ Rezultonte me 5 emra, edhe DEA amerikane ne veprim

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi. Ishte Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enklid Gjini i cili dërgoi në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të shtetasit Rroshit, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës.

Ish kryebashkiaku socialist akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve”.

Hetimi sipas prokurorisë

Nga autoritetet Zviceriane ka ardhur informacion se subjekti Ervin Roshi, i datëlindjes 03.12.1975, lindur në Kavajë, i biri i Azemit dhe Nasijes, njihet dhe me alias e mëposhtëm:

Rroshi Ervin, 03.12.1975.

Rroshi Elvis

Hallulli Baskim

Rroshi Enver, 03.12.1975

Proshi Enver, 03.12.1975

Në prill 1993 ka hyrë në mënyrëtë paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, Në 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. Nuk ka të dhëna të sakta pasi kanë kaluar më tepër se 20 vjet.

Kërkesa për azil është refuzuar në shtator 1993 dhe është dëbuar për në Shqipëri më 24 shtator 1993. Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish. Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash por s’ka detaje të mëtejshme.

Share: