Home KRYESORE Prostitutat online/ Kapen 3 gra në Tiranë, e kishin kthyer shtëpinë në...

Prostitutat online/ Kapen 3 gra në Tiranë, e kishin kthyer shtëpinë në “Chat Line”

Dy gra janë arrestuar dhe një e tretë procedohet në gjendje të lirë, pasi ushtronin prostitucion online. “Chat Line 5” quhet operacioni i fundit i policisë që coi në pranga 30 vjecaren që administronte studion “Chat Line” dhe një vajzë që punonte aty.

Të arrestuarat janë: B.S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një studioje “Chat Line” për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe A.K., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucion”. Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni” shtetasja M.A., 40 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se B. S., prej një kohe të gjatë punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”.

Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” të parashikuara nga nenet 114/2 dhe 115 të Kodit Penal për shtetasen B.S., dhe për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 për shtetaset A.K., dhe M.A.

Share: