Home KRYESORE Publikoi dosjen me emrat e spiunëve, Maks Velo: Dua të marr hak…

Publikoi dosjen me emrat e spiunëve, Maks Velo: Dua të marr hak…

Jam tronditur aq sa akoma nuk e kam lexuar gjithë materialin imtësisht, dua të qetësohem që të vazhdoj”.

Ndonëse ishte në dijeni për shkaqet e asaj që i ndodhi, dinte edhe emra të atyre, që kishin firmosur kundër tij, të tjerë i kishte nuhatur, por t’i kishte në duar ato faqe, plot 250, nuk ishte e njëjta gjë.

Maks Velo tashmë po përballet me të shkuarën e vet, me persekutuesit e vet. Autoriteti për Informimin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit i ka mundësuar të ketë në dorë dosjen e ndjekjes dhe dënimit të tij gjatë diktaturës. Ishte si të hapje Kutinë e Pandorës. Rreth 20 emra dilnin aty.

“Ndjeva një lloj çlirimi se dua të marr hak. Të kuptohemi, pa vrarë njeri, por vetëm duke i bërë të njohura publikut faktet, që të njohin secilin, qoftë edhe mbas 38 viteve”-thote ai.

Sipas tij, “Nuk ka asnjë denoncim nga arkitektët, nga zyrat ku punoja për 15 vjet. Është e çuditshme, se të gjitha akuzat i kisha nga piktorët dhe skulptorët”, tregon Maks Velo në një intervistë për gazetën “Panorama”.

Pasi më parë ka botuar disa faqe nga dosja e tij, duke përfshirë denoncime, informacione për Ministrinë e Brendshme, ekspertiza nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, madje edhe një deklaratë të tij në zyrat e hetuesisë, Velo rrëfen ndjesitë, që provoi kur mori në duar materialet.

Çfarë zbuloi që nuk e dinte në këtë dosje; si ia doli të mbetej gjallë në burg; të mos rekrutohej në radhët e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit; cili ka qenë reagimi i kolegëve-spiunë./A.Mile/Panorama

Share: