Home KRYESORE Rama nga Sofja: Kokainën e kapëm vete pa ndihmën e partnereve

Rama nga Sofja: Kokainën e kapëm vete pa ndihmën e partnereve

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Sofje, ku po merr pjese në një tryezë të Kryeministrave të rajonit. Duke folur pas këtyre takimeve në televizionin e tij online, ERTV, Rama deshi të theksonte edhe një here suksesin e institucioneve shqiptare për kapjen e 613 kg kokaine në Durrës.

“Ngarkesa, ishte sasia më e madhe e e kapur ndonjehere prej nesh. Duhet thënë se droga ka kaluar neper portet e vendeve të BE dhe i ka shpetuar kontrolleve. Ky ishte nje operacion mirefilli i agjencive tona, pa sinjalizim nga partneret. Eshte normale qe operacionet ti kemi bashke, por ne rastin konkret operacionin e kryen institucionet tona ligjzbatuese, si hetimi doganor, policia e shtetit dhe prokuroria.

Deklarata e Ramës u bë pas takimit të kryeministrave të rajonit me Presidentin e KE, Jean-Claude Juncker, shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini, komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn dhe kreyministrin e Bullgarisë Borisov, vend i cili ka presidencën e radhës së BE.

Share: