Home Gjeo-Ekonomia Rritja e faturave të ujit, ankohen banorët e Tiranës

Rritja e faturave të ujit, ankohen banorët e Tiranës

Qytetarët e Tiranës thonë se faturat mujore të ujit u janë rritur, jo vetëm nga rritja e çmimit të ujit, por edhe të taksave dhe tarifave të tjera që u vijne në shtepi me këtë faturë.

Që pas vitit 2015 për ta pasur të sigurt mbledhjen e taksave në faturën e ujit të pijshëm vendosen edhe detyrime që duhet të shlyejnë qytetarët ndaj bashkisë së Tiranës. Disa prej këtyre taksave në vitin 2015 nuk kanë ekzistuar ndërkohë që një tjetër taksë pritet të shtohet në fund të muajit që vjen.

Aktualisht në faturën e ujit banorët e Tiranës paguajnë 4 taksa, të cilat shkojnë 60 euro në vit për çdo familje. Por nga 1 prilli faturës së ujit ose asaj të energjisë do t’i shtohet edhe një taksë e pestë. Ajo është taksa e pronës, e cila do të jetë 0.05 për qind e vlerës së shtëpisë.

Për një banesë e cila ka një vlerë 100 mijë euro, taksa e pronës do të jetë 50 euro në vit. Kjo do të thotë se nga një prilli barra e taksave që paguajnë banorët e kryeqytetit, por jo vetëm, në faturën e ujit do të rëndohet me gati dy herë nga niveli aktual.

Share: