Gjatë seancës së djeshme në parlament, deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar disa dokumente ku tregojnë ekstradimin e shtetasit Nazer Seiti.
Gjatë fjalës së tij Salianji ngre akuza se Nazer Seitaj është degdisur dhe kanë bërë rrëmbim personi vetëm sepse kishte lidhje me Saimir Tahirin.
Më tej deputeti i PD tregoi dy dokumenta në të cilat tregohet se për Nazer Seitaj ka pasur i formacion të plotë Ministria dhe ministrja e drejtësisë.
“Për vendimin e datës 27.10.2017 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, Drejtoria e burgjeve i con shkresë normale drejtorisë Jordan Misja për të vazhduar një proceduarë që me te drejtë është procedurë ligjore dhe për këtë rast ka zbatuar ligjin Ministria e Drejtësisë sepse ka marre informacion se për këtë shtetas ka pasur një vendim tjetër për dënim, për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, u shpreh Salianji.
Deputeti i PD bëri publik një tjetër dokument ku tregohet vendimi tjetër i po të njejtin intitucion për të njëjtën procedurë duke shtuar se për të njëjtën procedurë insitucionet funksionojnë me dy standarde.
Sipas Salianjit në të parën zbatojnë ligjin në të dytën sapo riskohem për të dalë emrat e drejtuesve të institucioneve që janë përfshirë në trafikun e drogës ndjekin procedurë sekret dhe nuk njoftojnë askënd.
Mes të tjerash në fjalën e tij deputeti i PD nuk la pa përmendur edhe vëllain e kryeministrit për të cilin u shpreh se si ka mundësi që Vëllai i Kryeministri rri gjithë kohen me persona me precedent penal të kërkuar për trafik drogë apo të përfshirë në afera kriminale. Çfarë e lidh me këta persona nga Shkodra në Elbasan, nga Vlora në Tiranë.