Hetimet intensive të zhvilluara për vrasjen e liderit të serbëve të veriut, Oliver Ivanoviq janë ende duke vazhduar.
Burimet e Indeksonline të afërta me procesin e hetimeve kanë thënë se shumë shpejt do të kryhen arrestimet e të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit.
Indeksonline më herët raportoi se hetimet për vrasjen e politikanit nga veriu i Mitrovicës, tani e tutje do të kryhen nga Prokuroria Speciale.
Hetimet që nga dita e vrasjes e deri tani janë zhvilluar nga Prokurori i Shtetit të Kosovës.
Ivanoviq u vra para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, me 16 janar.