Home Approccio Italo Albanese Shefja e ICE: Nëse doni investime serioze, jepni siguri të qëndrueshme fiskale,...

Shefja e ICE: Nëse doni investime serioze, jepni siguri të qëndrueshme fiskale, administrative dhe ligjore.

Në një intervistë të realizuar per Radio Radicale me znj. Elisa Scelsa, kreu i ri i Institutit për Tregtinë me Jashte te Italisë në Tiranë, patëm mundesine te dëgjonin një zyrtare te larte te Institucioneve qeveritare italiane ne Shqipëri, të fliste sinqerisht dhe pa doreza për vështirësitë që u dalin investitorëve italianë ne Shqipëri, paqartësitë me të cilat ato/ata përballen ne administratën publike, por edhe me politikat dinamike te taksave të cilat çorientojnë dhe nuk japin sigurinë e nevojshme për te sjelle edhe investitorët e mëdhenj.

Lexues te nderuar ne ju ofrojmë përgjigjen e saj ndaj pyetjes:

Shqipëria ofron mirëseardhjen dhe mikpritjen e duhur ndaj investitorëve italianë?

Elisa Scelsa: “Pas Sistemit të Misionit Italian qe u mbajt ne shkurt ne Tirane, premisat janë të gjitha optimale dhe interesi i investitorëve italiane është shumë e lartë, por kjo kërkon nga ana tjetër që institucionet dhe sektori ekonomik shqiptar të luajnë rolin e tyre dhe të japin të gjitha siguritë e nevojshme.

Shqipëria paraqet disa pika takimi me Italinë dhe një kompani italiane që vjen për herë të parë në Shqipëri gjen një mjedis të ngrohtë, mikpritës, të karakterizuar nga një popull miqësor.

Megjithatë, pas momentit te pare dhe ndërkohe qe rruga e kësaj ndërmarrje vazhdon në realizimin e vullnetit të investimeve shfaqen ato “aspektet informale”, realizuar nga mekanizma që tentojnë të japin përparësi për kompanitë shqiptare në sektorë të caktuar, ose që nuk ofrojnë garancitë e nevojshme nga pikëpamje e rregullave te duhura dhe të drejtave reale.

Shqipëria, siç thuhet, ofron mundësi të rëndësishme industriale dhe tregtare, por ata që vijnë këtu duhet të dinë, për shembull, se një gjykatës i korruptuar do të largohet nga detyra ose se një keqbërës do të shkojë me të vërtetë në burg.

Kjo duhet te ndodhe jo vetëm për sipërmarrësit italianë, apo të huaj që vijnë këtu për të sjellë zhvillim, por edhe për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

E vetmja mënyrë, për të tërhequr investitorët italiane dhe vecanerisht investitorët e mëdhenj, është se duhen trajtuar drejte ata që tashmë janë këtu, pra investitorët e vegjël dhe te mesëm . Kjo pre-supozon një ndryshim të mentalitetit kulturore dhe parimore dhe atehere, kjo sigurisht do te vleje edhe për ata të cilët dëshirojnë të vijnë këtu me projekte dhe kapitalin e tyre; Kjo vlen njesoj edhe për institucionet dhe bizneset shqiptare qe duhet te ofrojne mikpritje dhe mundësira te partneritetit reciprok”.

Share: