Home KRYESORE S’ka hetim për Ballën, gjykata pushon padinë e Shkëlzen Berishës dhe reagimi...

S’ka hetim për Ballën, gjykata pushon padinë e Shkëlzen Berishës dhe reagimi i djalit te ish kryministrit

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë për çështjen Berisha-Balla , ndërsa prokuroria e pushoi kallëzimin e bërë nga djali i ish-kryeministrit.

Shkëlzen Berisha e kishte paditur për shpifje kreun e grupit të PS, Balla. Akuzat u ngritën lidhur me provat e publikuara për çështjen “CEZ”. Berisha u paraqit sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke kërkuar rihapje të hetimeve për padinë ndaj Taulant Ballës.

Shkëlzen Berisha e akuzon Ballën se ka bërë publike në komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e OSSH disa materiale me të dhëna te tij personale për qëllime private e politike.

NE VIDEO: DEKLARATAT E BALLES DHE BERISHES KUR U PERBALLEN NE GJYKATE ME 15 SHKURT/Opinion.al

Share: