Edhe gjatë kësaj jave do të ketë reshje shiu. Sipas ‘Meteoalb’, moti do të vijojë të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shoqëruara me shira.
“Moti do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shoqëruara me shira orët në vijim, të hënën dhe pjesërisht të martën. Pjesa e dytë e javës, kryesisht e kthjellët. Temperaturat rriten gradualisht gjatë javës tjetër duke arritur maksimumin fundjavën tjetër kur termometri ngjitet mbi 24°C.”, njofton ‘Meteolab’. Sipas parashikimeve ditët e ngrohta pranverore priten të vijnë në javën e parë të Prillit.