Home KRYESORE Skandali me tokat, gazetari nxjerr emrat: kujt iu dhanë tokat në bregdetin...

Skandali me tokat, gazetari nxjerr emrat: kujt iu dhanë tokat në bregdetin e Lezhës…

Gazetari i Fax News Ermal Vija ka saktësuar në një intervistë në studio emrat e përfituesve të paligjshëm të 250 mijë hektarëve tokë në bregdetin e Lezhës.

Sipas tij lajmërimi zyrtar për nisjen e hetimeve për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës ka nisur prej korrikut të vitit 2017.

“Mësohet se Pjetër Gjoni është një ndër personat e arrestuar por ata që kanë përfituar pronë janë rreth 5 persona.

Pse ka nisur hetim prokuroria? Këta persona nuk ishin pjesë e zonave të banuara pranë bregdetit. Ndaj prokuroria ka arritur në përfundimin që e kanë përfituar në mënryë të padrejtë.” – u shpreh gazetari

Përfituesit e paligjshëm janë:

Lekë Frroku

Martin Frroku

Ndue Frroku

Vasil Gjoni

Pjetër Gjoni

“Aktualisht dyshohet se pesë persona, një prej tyre zoti Gjoni është arrestuar, janë pronarë të rremë të tokës pasi dyshohet se pas tyre janë persona të tjerë që fshihen pas të parëve për të marrë tokën.” – tha Vija për Fax News.

(E.L/Faxweb)

Share: