Kur u pyet para do kohesh zoti Lu, nga një politikan shqiptar në një darke informale ambasadorësh : Se pse nuk reagon SHBA
per kanabisin e mbjelle ne shqiperi, Ai i dha pergjigjen:
Ne s’na intereson shumë kanabisi, drogat e forta përbëjnë shqetesim për SHBA. Kështu me pohoi bashkëbiseduesi. Dhe, vërtetsia e kësaj përgjigje u rikonfirmua edhe dje nga njoftimi i ambasades SHBA në Tirane: bashkë me pershendetjen per suksesin, u nenvizua se “policia eshte vigjilente por trafiku i droges po rritet”…
Pyetja ime sot eshte: Sa eshte rritur?
Nuk kam shifra te sakta per te dhene rritjen,
por do te deklaroja sot, ne pergjegjesine e ish nënkryetarit te organizates se SECI-t ne Bukuresht (viti 2002-2004), organizate e ngritur nen kujdestarine e amerikaneve, se shifrat jane rritur, jane alarmante!
Si qendronin shifrat e trafikut ne keto vite?
Po i referohem serisht SECI-t.
SECI kryente operacione kunder trafiqeve rajonale, kufitare, midis vendeve te Europes Juglindore te hapura se fundi drejt perendimit. Operacionet kryheshin nen kujdesin e DEA-s. Ne to merrte pjese aktive dhe Shqiperia. Prane zyrave te kesaj organizate, ne seline e saj ne Parlamentin e Rumanise, ishin instaluar edhe dy oficer shqiptar te luftes kunder trafiqeve. Çdo muaj beheshin goditje te perbashketa dhe njeheresh thrriteshin mbledhjet e rradhes per te planifikuar strategjite e se nesermes. Ne nje trajnim te perbashket me oficeret amerikane te luftes kunder droges, pyes lektorin:
Ne ç’nivele te trafikimit eshte Shqiperia?
Pergjigja ishte impresionuese.
Lektori amerikan me sqaroi se Shqiperia e viteve 1997-2002 nuk ishte rruge kalimi e autostrades se drogave te forta qe tranzitoheshin nga afganistani per ne europe.
Kjo ” Autostrade droge” kalonte mbi kufijtē tane. Rruga qe pershkonte heroina, kokaina etj. qe hynte ne europe ishte nga Afganistani neper Turqi, Rumani, Maqedoni, Mali i Zi, Kroaci, Slloveni, e hynte ne kufijte e italise. Vetem ne vitin 1997, vit kur ra shteti nga rebelimi, neper shqiperi na rezulton se ka kaluar 0.3% e sasise se pergjithshme te drogave te forta te trafikuar ne europe”. Kjo ishte shifra e atyre viteve te anarshise se shtetit.
Po sot?
Kjo pyetje eshte per analistet dhe specialistet
e fushes. 613 Kg i kokaines se kapur eshte shume.
Nuk jemi me ne 1997. Sot funksionon shteti.