Home KRYESORE Vdekja e 12-vjeçares në Fushë Arrëz, Berisha: Ja e vërteta

Vdekja e 12-vjeçares në Fushë Arrëz, Berisha: Ja e vërteta

“Ajo vdiq sepse per tre dite, per shkak te bllokimit te rruges u la pa asnje ndihme mjeksore!”.

Keshtu thote ish kryeministri Sali Berisha ne nje postim ne rrjetet sociale, pas vdekjes nje dite me pare te nje vajze te mitur ne Fushe Arrez. Ai ka publikuar mesazhin e nje qytetari dixhital qe jep te dhena mbi kete ngjarje.

POSTIMI I BERISHES:

E verteta mbi vdekjen e 12 vjeçares ne Fushe Arrez!

Ajo vdiq sepse per tre dite, per shkak te bllokimit te rruges u la pa asnje ndihme mjeksore!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirmbrema Doktor Berisha. Te jap nje informacion ne
lidhje me vdekjen e vajzes 12 vjeç sot nga fruthi ne fshatin berishe te Bashkise Fushe-Arrez, ku prinderit benin thirrje Bashkise qe 3 dite per hapjen e rruges nga debora pasi kishin femijet e semure dhe ishin te izoluar sepse Bashkija nuk e kishte hapur rrugen,dhe tani qe une te shkruaj mjete bore pastruese po punojne per hapjen pasi vdiç vajza,ku dhe pjestaret e tjere te familjes u transportuan drejte Tiranes me helikopter. Po e pastrojne tani qe mos te procedohen nga Prokuroria. Besoj e ndjeke dhe ne medja per vdekjen e vajzes. Te pershendes naten Doktor.”

Share: