Në një vend ku zotërojnë monopolet në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore vetëm “real story – histori të vërtetë” nuk mund të ketë.
Gjithmonë më ngelen në mendje përfundime mbarëbotërore nga të cilat duhet të mësojmë ne shqiptarët në këtë shekull të 21 – të.
Qenia njerëzore (human being, si e parapëlqyer për ta thënë nga “akademikët” tanë dhe shumë fjalë të tjera të huaja larg shqipes së bukur), psikologjikisht, ka dy shtylla kryesore si më poshtë:
të maksimizojë/të çojë në majën më të madhe të mundur (e thënë shqip) përfitimin dhe ose përfitimet; dhe
të minimizojë/të ulë sa më poshtë e më poshtë që është e mundur (e thënë, përsëri, shqip) kostot/shpenzimet në të gjithë drejtimet.
Çfarë pashë dhe dëgjova në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, natën e 29 marsit 2018, nuk më çuditën të vërtetat e pjesshme (të përzgjedhura nga pjesëmarrësit e përzgjedhur), por një e vërtetë që e ndaj përditë me qytetarët:
humbja e shpresës që vendi nuk bëhet.
Më vjen në mendje miti i Rozafës që të parët na e lanë trashëgim për të mos gabuar.
Në këtë këndvështrim po shënoj diçka personale edhe pse as jam i ftuar (dhe mos qofsha se do të mos pranoja) për ta fyer qytetarin tim të vuajtur dhe të keqtrajtuar nga fatet e historisë dhe fatet e politikanëve të vet.
Shoh dhe më dhemb deri në palcë demonstrimin fatal të thënies së Faik Konicës që shqiptarët duhet t’i ruhen shqiptarëve, për të mos thënë atë që thuhet se e ka thënë ai mendjendritur dhe, njëkohësisht, i çoroditur (mos qoftë e vërtetë): “Shqipëri të kam dhjerë, s’të kuptova asnjëherë.”.
Besoj aq shumë fort se këto “përzgjedhje të pjerdhura”, nga vepra e të mëdhenjve idealistë të rilindjes (jo Rama) të Shqipërisë, që janë marrë nga periudhat e zhgënjimit të tyre, të jenë e vërteta e veprës së tyre.
Edhe Konica, sidhe shumë të tjerë të mëdhenj idealistë të Popullit Shqiptar dhe të Shqipërisë (Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, pjesëve shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Greqi), si çdo qënie njerëzore kanë pasur çastet kohore të zhgënjimit dhe hidhërimit për atë që nuk kanë arritur në përpjekjet e tyre.
Pikërisht, në këto çaste, kur bashkëpunimi, bashkërendimi dhe harmonia e interesave nuk janë përputhur me arritjen e qëllimit në interes të Shqipërisë e kanë gjetur “ngushëllimin” tek “i kundërti” shqiptar dhe jo tek ata që duke i joshur për pushtet i kanë vënë njëri kundër tjetrit.
Më bukur se e kathënë Indro Montaneli në librin e tij “Një dhe njëmijë” që nuk dua ta citoj përsëri në këtë shkrim nuk ka të shkojë më tej.
O, tempora! O, mores!
Po na përdorin dhe nuk është se nuk e kuptojmë se po na përdorin të tjerët!
“Vëllezër politikanë të Rozafës politikë”!
Mos u tregoni “grave kurva“ për çfarë keni vendosur për të bërë për të mirën e vendit tuaj!
Zoti ju dhëntë jetë që ta vuani familjarisht në atë “kala“ që po ndërtoni!
Kasem Seferi