Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një parashikim për atë që pritet të ndodhë në Kosovë, pas largimit nga qeveria të Listës Serbe. Sipas tij, qeveria nuk do rrëzohet pasi deputetet shqiptarë do bëhen bashkë dhe Listës Serbe do jetë pjesë e parlamentit si grupim opozitar.
Në një intervistë për televizionin shtetëror serb “RTS” pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtëme, Federica Mogherini, ai deklaroi: “Nuk mendoj se Qeveria në Prishtinë do të rrëzohet. Nuk do të bjerë pasi kur është puna të bëhen kundër serbëve të gjithë shqiptarët do të bëhen bashkë, për dallim nga serbët të cilët asnjëherë nuk do të bashkohen pasi nuk u vjen keq për Gjuriç, e as për Vuçiç në Srebrenicë, e as nuk u vjen rëndë për diçka të tillë”.
Vuçiç thotë se Lista Srpska duke qëndruar në opozitë do të luftojë për sebët në Kosovë. Madje për këtë do të ndihmohet edhe nga shteti i Serbisë. Ndërkohë, presidenti serb bëri të ditur se përveç takimit me Mogherinin, ka folur në telefon edhe me Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit Ëess Mitchell. Vuçiç, në intervistë nuk ka komentuar faktin që Lista Serbe ka paralajmëruar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë të njëanshme më 20 prill.