Home KRYESORE Aneta Rama nderohet nga Urdhri i Stomatologut, Edi: Nëna ime e para...

Aneta Rama nderohet nga Urdhri i Stomatologut, Edi: Nëna ime e para grua që i shkuli dhëmbët një burri

Urdhri i Stomatologut ka nderuar Aneta Ramën, nënën e Kryeministrit Edi Rama, si gruaja e parë që ishte pjesë e shërbimit stomatolog në vendin tonë.

Gjatë ceremonisë, Kryeministri Rama tha se kënaqësia që kjo pllakë nderuese do ti japi nënës së tij, do të konkuronte për njëfarë kohe edhe puthjet e Zahos (Djalit të Kryeministrit). Po ashtu Rama, nuk nguroi as të ironizonte gjatë ceremonisë kur tha, se Aneta ishte gruaja e parë që guxoi ti shkulte dhëmbët burrave me bisturinë e saj.

“Urdhri i stomatologut nderon nënën time Anetën, e cila kishte të pamundur të ishte e pranishme, sepse prej disa kohësh është në një përpjekje jo të lehtë me një sëmundje shumë të vështirë dhe më takon mua, që të falenderojë nga zemra këdo që pati mirësinë të kujtohet për kontributin dhe mirësinë e nënës sime në këtë fushë, si një nga gratë e para që shkuli dhëmbët e burrave… “, tha Rama.

“Përtej shakasë që është gjysma e të vërtetës, më vjen mirë që këtu shoh disa fytyra të njohura kolegë dhe mikesha të nënës time, që me siguri do të ndjehet shumë mirë kur të marri vesh për gjithë këtë prani dhe në këtë moment jo të lehtë të saj është një nga gjërat më të mira që mund ti ndodhi dhe besojë që për disa kohë, kjo pllakë nderimi do të konkuroj në kënaqësi me puthjet e Zahos. Shumë faleminderit”, tha Rama./ATSH/

Share: