Home KRYESORE Basha: Rama pranoj fajin, por nuk liron 11 kuksianët peng të fajit...

Basha: Rama pranoj fajin, por nuk liron 11 kuksianët peng të fajit të tij

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një dalje për mediat deklaroi se Rama sot pranoi fajin, por nuk është tërhequr.. Sipas Bashës, Rama duhet ta heq fare taksën tek Rruga e Kombit dhe duhet me patjetër të lirojë 11 kuksianët që kanë mbetur në burg.

“Falenderojë qytetarët shqiptarë që ju bashkuan protestës. Veçanërisht atyre që dolën në rrugë, atyre që mbyllën subjektet e tyre dhe që treguan se ishin të gatshëm të rrinin edhe gjithë natës aty për të

Edi Rama sot ka pranuar fajin, nuk është tërhequr, por ka pranuar fajin. Për sa kohë ai mban ende në burg persona që për fajin e tij dolën në protestë nuk ka tërheqje… Ata nuk janë fajtor, por pengje të fajit të Edi Ramës. Edhe pse ka pranuar fajin, ai refuzon të përballet me ata që i vuri në prerë barrën e fajit të tij. Rama pra, të lirojë 11 kuksianët që me terror në orët e vona të Tiranës i mori me dhunë nga familjarët e tyre.

Siç e kemi thënë që kjo krizë ka shpalosur para shqiptarëve një të vërtet të dhimbshme, por ka faktuar se RAma nuk është kryeministër, por autokrati që kontrollon tashmë policinë, e cila e ndjek në të gjitha urdhërat e paligjshëm, por që sështë në gjendje të kap as komandatët e policisë për të cilët ka akt arrest. Komantandët ishin bashkëpuntor të grupit kriminal të drogës. Po ashtu, nuk kapet Damian Gjiknuri, Ahmetaj… etj Pse nuk kapen këto..Por kapen si peng të fajti të Ramës qytetarë të thjeshtë, të cilët u ngritën për bukën e gojës, pra dhe Gjykata e prokuroria zbatojnë urdhërat politik të Ramës. Nuk duhet të jenë ata në qeli, por ato që RAma mbron nga burgu. Taksa e Edi Ramës ishte ajo që i shtyu qytetarët për bukën e gojës. Pra këto janë çështjet që kanë ngritur shqiptarët në këmbë, treguan solideritet ndaj qytetarëve të Kukëist. Shqiptarët nuk janë vetëm dhe nuk pranojnë terrorrin qeveritar. Ne mbështesim të gjitha aktet qytetare dhe protestën që tashmë po shtrihet në mbarë Shqipërinë”, tha  Basha.

Share: