Ish-kryeministri, Sali Berisha, të shtunën pasdite, i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, deklaroi se kryeministri Rama gënjeu përballë deputetëve gjermanë kur tha se Saimir Tahiri nuk ka asnjë lloj imunitetit.
Ai tha se Rama gënjeu pasi është skllav i Saimir Tahirit.
Berisha: Rama bëri mirë që kërkoi të falur, pastaj tha se ato janë media të lira. Domethënë media e Mero Bazës, e Endri Fuigës, e djemve të Arta Dades që hanë kockat e Edi Ramës qenkan media të pavarura. Kjo e detyroi deputetin gjerman që ti thotë se këto janë mediat e tua. Kjo ishte arsyeja pse u pyet për Saimir Tahirin, se pse nuk i hiqet imuniteti. Përgjigja e Edi Ramës ishte mashtrimi më i madh, kur tha se Saimir Tahiri nuk kishte asnjë lloj imunitetit. Kjo e detyroi sërish deputetë e Bundestagut, të cilët i thanë se jo vetëm që nuk i ëhstë hequr imuniteti po po mbrohet. Rama tregoi në Gjermani se ai është skllav i Samir Tahirit. Saimir Tahiri ka përgjegjësi shumë të mëdha, por pa mbështetjen e Ramës ai nuk do të realizonte asgjë nga ato që ka bërë, prandaj ai përdor gjuhën kod të mafies me Ramën.