Josip Juratovic, deputet i Partisë Social Demokrate në Bundestagun gjerman në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, tregoi detaje rreth vizitës së kryeministrit Rama në Berlin.
Juratoviç duke folur për çështjen “Tahiri”, tha se kryeministri Edi Rama “na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria”.
“Çështja e Saimir Tahirit u diskutua me kryeministrin dhe ai na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria.
Sa i përket heqjes së imunitetit, ne kemi kritere të ndryshme nga Shqipëria. Megjithatë, dua ta bëj të qartë se kriteret për hapjen e negociatave nuk vendosen nga Gjermania e as nga ndonjë vend tjetër i BE-së, por nga të gjitha vendet së bashku.