Home KRYESORE Sherr në TV/ Çani: Je debil! Dyrnjaja: Kur jepja lajme, ti ishe...

Sherr në TV/ Çani: Je debil! Dyrnjaja: Kur jepja lajme, ti ishe për një copë picë!

Gazetarët Arian Çani dhe Denis Dyrnjaja kanë shpërthyer në fyerje të rënda midis tyre në studion e “360 Gradë” në Ora News.

Gjatë fjalës së tij Denis Dyrnjaja po shpjegonte lidhjen e Macronit me Merkelin dhe bashkëpunimin e tyre me SHBA, dhe në debat me CCanin ai tha: Ti je një njeri shumë i vogël, kur unë bëja gazetari, ti haje një copë picë, ti nuk merr vesh nga asgjë dhe sidomos nga politika.

Më pas është kthyer Çani me tone të larta: “Po ti je idiot, do më tregosh mua nëse jam i njeri i vogël apo jo. Mos u merr me mua se nuk më njeh mirë. Je thjesht një spiker i vogël lajmesh që unë nuk të llogaris fare. Mos kalo në ofendime personale se sqarohemi ndryshe bashkë”.

Më poshtë debati:

DyrnjajaMacron ishte në Kongresin amerikan dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara që të rindërhyjnë për një rend të ri të demokracisë dhe tregut. Të jesh në hapat e parë të këtij rendi që po mendohet të krijohet nëpërmjet Macron dhe Merkel duke menduar të fusin edhe SHBA-të që po dalin duke parë interesat e veta, është një gjë shumë e rëndësishme. Je në kohën atje ku është fillimi je pas kohe atje ku është Çani.

Çani: Nuk po të ofendoj!

Çani: Argumentet e tua janë tërësisht naive. Ti je infantil. Ti je mësuar të japësh vetëm lajmet dhe thjesht dëgjon ç’thonë lajmet.

Dyrnjaja: Kur jepja unë lajmet, ti haje patate të skuqura me salçiçe nën redaksinë e Koha Jonë, se kishe ardhur nga Gjirokastra. Mos të kalojmë në personale.

Çani: Unë nuk të fyeva. Ti je kalama përpara meje.

Dyrnjaja: Kur kam bërë unë lajme, ti ishe për një copë picë.

Çani: Po ti je idiot, do më tregosh mua nëse jam i njeri i vogël apo jo. Mos u merr me mua se nuk më njeh mirë. Je thjesht një spiker i vogël lajmesh që unë nuk të llogaris fare. Mos kalo në ofendime personale se sqarohemi ndryshe bashkë”.

a.s/dita

Share: