Home KRYESORE Eli Fara tregon sakrificën që ka bërë për të bijën dhe pengun...

Eli Fara tregon sakrificën që ka bërë për të bijën dhe pengun e jetës

Eli Fara tregon sakrificën që ka bërë për të bijën dhe pengun e jetës

Këngëtarja Eli Fara është përballur me pyetjet me spec të të vegjëlve të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”.

Fëmijët e ‘ngacmuan’ këngëtaren për vajzën e saj.

Marina Fara është e njohur në botën e Showbizzit shqiptar , për shkak të postimeve në rrjetet sociale.

Madje ka më shumë fansa se e ëma.

“Sepse është më e bukur se unë. Unë e kam kaluar jetën me Marinën, ajo ka një shpirt dhe mendje më të bukur se pamja e saj dhe për këtë jam krenare”, tha Eli.

E pyetur se cila është sakrifica më e madhe që ka bërë për vajzën e saj Marinën, këngëtarja iu përgjigj: “Sakrifica më e madhe është që unë ia kushtova jetën asaj.”

Si ia bën ti meqë je e bukur dhe meqë je 20 vjeçe? Çfarë bën kur je 20 vjeçe?

“Jam 20 vjeçe? Po ja, pres të martohem”.

A do doje të bëje një bebe tjetër?

“Ç’të të them tani…”

Çun apo gocë?

“Unë do doja çun në fakt sepse djemtë për nënat janë një mbrojtje shumë e madhe, edhe më ka mbetur peng që nuk e kam bërë”.

Dhe dëshira e këngëtares u plotësua nga drejtuesja e programit, Alketa Vejsiu, e cila i solli asaj Gabrielin, një djalë vetëm 3 muajsh e gjysmë.

Fara i këndoi atij një ninullë dhe me humor tha se nëse Marina, vajza e saj, nuk bëhet me bebe mund edhe ta mendojë që të adoptojë një fëmijë tjetër.

a.s/dita

Share: