Home KRYESORE “Eshtë projektuar bllokimi i gjykatës”, ja çfarë paralajmëron analisti politik

“Eshtë projektuar bllokimi i gjykatës”, ja çfarë paralajmëron analisti politik

Analisti politik, Lorenc Vangjeli deklaron se do të ketë përshkallëzim të protestës për kukësianët e arrestuar në momentin kur ata do të dalin përpara gjykatës për masën e sigurisë.

Në bazë të ligjit 72 orë pas arrestimit, 24 të arrestuarit duhet të dalin për masën e sigurisë. Ndërsa familjarët e qytetarët kanë protestuar për dy ditë përpara drejtorisë së policisë së Tiranës, Vangjeli thotë se protesta do të zhvendoset në gjykatë ku mund të ketë situatë të paparashikuar: Bllokim të gjykatës.

“Është projektuar një lloj proteste që do të bëhet para gjykatës që do të jetë masive dhe do të ketë një përshkallëzim të paparashikueshëm”, tha Vangjeli mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion.

Share: