Zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi janë mbyllur në orën 20:00, teksa mediat lokale njoftojnë se pjesëmarrja ka qenë 64%.
Rezultatet paraprake nxjerrin fitues liderin veteran, Milo Gjukanoviç me 55,9% të votave, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi).
Sipas kësaj qendre nuk do të ketë raund të ri të zgjedhjeve pasi fitues tanimë është Gjukanoviç.
Biznismeni, Mlladen Bojaniç, i mbështetur nga partitë opozitare, duke përfshirë edhe disa grupe pro-ruse ka fituar 34.1 përqind
Për Gjukanoviç kanë votuar edhe shqiptarët. Analistët shqiptarë në Ulqin thonë se kjo është zgjidhja për të shpëtuar jo vetëm shqiptarët, por gjithë politikën e rajonit.
Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë rrugën Perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë.