Home I pakategorizuar Habit Harasani, Kujt po i tregon ‘ferrin’?

Habit Harasani, Kujt po i tregon ‘ferrin’?

Nga Andis Harasani

Dola dje në mbrëmje pranë oqeanit së bashku me qenin. Zgjodha një orë të vonë sepse qeni im çdo njeri që sheh i sulet drejtë me sa shpejtësi ka dhe do ta lëpijë e të përkedhelet.

Duke ecur dëgjoj një zë që më thërret. U çudita. Ishte një mik që ka dekada që ka vdekur.

E kam njohur në Paris, por as me ka magjepsur e sigurisht nuk e kam magjepsur besoj.

Folëm gjatë. Me pyeti për shumë gjera. Nga fundi me sheh dhe me thotë nëse kam ndonjë pyetje për të? U ndodha bosh.

Ai përkëdhelte qenin dhe më shihte ne sy.

Në një moment e pyes: si është jeta e përtejshme?

Me thotë se ka vite në ferr, çka nuk më habiti se e kam pasur shok të mirë. Dhe më tregoi për ferrin. Me thonte se është e ndarë me dhoma të mëdha ku në çdo dhomë në hyrje është një flamur kombëtar që tregon se nga cila kombësi janë ata që vuajnë për mekatet e tyre.

Ndërsa në mes të dhomës është një kazan i madh që zien gjithë kohën, i mbushur me shpirtrat e të dënuarve. Rreth e rrotull kazanit janë djaj të vegjël me sfurqe në duar që sigurohen që ata shpirtra që dalin nga kazani që zien, ti kapin me sfurk dhe ti kthejnë prapë në kazan.

Të gjitha dhomat janë njësoj me tregonte me përjashtim të dhomës ku ndodhen shqiptarët. Ajo është e vetmja dhomë ku rreth e rrotull kazanit nuk ka djaj me sfurqe.

U habita dhe e pyeta se si ka mundësi.

E thjeshtë mu përgjigj.

Sepse sapo ndonjë shpirt shqiptari mundohet të dalë nga kazani që valon, shpirtrat e tjerë shqiptarë e kapin për këmbe dhe nuk e lënë të dalë.

Share: