Home KRYESORE PS mbledh Asamblenë Kombëtare, ja çfarë do bëhet

PS mbledh Asamblenë Kombëtare, ja çfarë do bëhet

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, diskutohet për qeverisjen 4 mujore

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme, Asamblenë Kombëtare, ku pritet të ketë një raportim lidhur me funksionimin e qeverisë dhe bashkëqeverisjen me qytetarët.

Anëtarët e Asamblesë do të njihen me një raport mbi performancën e Qeverisë, analizat e zhvilluara nga PS dhe grupi parlamentar me çdo ministër.

Koordinatorja Kombëtare për Bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali përmes një raporti do të bëjë publike ecurinë e deritanishme të bashkëqeverisjes.

Prej datës 1 maj deri në datë 30 qershor parashikohet një llogaridhënie e qeverisjes qendrore dhe vendore.

Në pjesën e dytë të Asamblesë do të ketë diskutime për punën e strukturave të PS dhe një vendim për kuotizacionin e anëtarëve të PS për vitin tjetër.

Pavarësisht se zgjedhjet lokale janë vitin tjetër partitë, përfshirë edhe PS kanë filluar lëvizjet një vit para në bazë.

Mbledhja do të zhvillohet në Hotel Tirana, ndërsa ajo do të nisë me një fjalim me Kryeministrin Edi Rama.

Share: