Home KRYESORE Horoskopi, 05 prill 2018

Horoskopi, 05 prill 2018

Dashi

Pak realizëm ju duhet për të zgjidhur me ide gjeniale probleme dhe ndërlikime. Hyrje të mundshme të parave do ta bëjnë më konsistente dhe më të qëndrueshme situatën financiare.

Demi

Me Hënën në shenjë mund të ecni dhe mund të promovoheni nga ana e punës dhe e profesionit që përshijnë përmirësime ekonomike. Një mbrëmje aktive në shoqëri do t’ju bënte mirë.

Binjakët

Duke u treguar të çiltër dhe pak të shkëputur mund të përballoni shumë lehtë edhe në çështjet, që kërkojnë shumë kujdes dhe delikatesë, që mund t’ju paraqiten.

Gaforrja

Do të mblidhni përshtyjpet, mendimet, konsensin e kolegëve ose miqve tuaj, por mos u ndikoni për një çështje sepse duhet të jeni ju që duhet të vendosni. Ndiqni pa hezitim intuitën tuaj.

Luani

Hëna dhe Urani që janë në kundërshtim rrisin mundësinë e polemikave dhe situatave stresuese. Ambicja dhe nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes mund t’ju bëjnë të gaboheni në vlerësime.

Virgjëresha

Një propozim në dukje destabilizues për rutinën e punës dhe të jetës tuaj, do të fillojë t’ju duket dalëngadalë gjithnjë e më shumë interesante. Do të sqaroni gjithçka me partnerin.

Peshorja

Realiteti sot do t’ju duket shumë prozaike në drejtim me qëllimet tuaja. Mundohuni të qetësoheni duke parë një film të bukur ose të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë tuaj.

Akrepi

Do të jetë qëndrimi juaj plot nervozizëm dhe shumë debatues që do të krijojë një mosmarrveshje dhe vështirësi për t’u harmonizuar me të tjerët. Kujdes me gënjeshtrat.

Shigjetari

Detyrimet dhe punët shumë impenjuese nuk iu friksojnë aspak, por përpara se të ndërmerrni një punë të re, verifikoni të gjitha garancitë e mundshme e të nevojshme.

Bricjapi

Hëna e favorshme sjell harmoni në ambietin rrethues dhe në zemrën tuaj; do të ndiheni shumë mirë dhe do të keni dëshirën për të përmbysur skemat tuaja të jetës.

Ujori

Hëna dhe Urani shënojnë tensione në jetën tuaj private. Një debat dhe ndonjë mërzitje do të jenë shkak i një diskutimi si me partnerin ashtu edhe me familjarët.

Peshqit

Në qoftë se do të shikoni mirë rreth e rrotull do të shikoni se sa raste keni në dorë, sidomos nga ana profesionale. Parashikohen iniciativa shumë të mira për të gjithë ata që merren me biznes.

Share: