Home KRYESORE Horoskopi, 10 prill 2018

Horoskopi, 10 prill 2018

Dashi

Tani që Afërdita në shenjën tuaj është në një pozicion dominues sektori i dashurisë do të gëzojë një mbështetje të madhe dhe, nuk është çudi që të lindë ndonjë e re. Mirë shëndeti.

Demi

Dëshironi të realizoni sa më shumë projekte, por mundësitë janë ato që janë, prandaj duhet të synoni në dallimin e ati që paraqet më shumë interes për ju. Keni mbështetjen e Saturnit.

Binjakët

Ndoshta është mirë që me probeleme kontratash e marrëveshjesh të merret një njeri kompetent dhe i besuar i yti, pasi pikërisht është kjo pika e dobët. Afërdita më në fund “përkëdhel” erosin.

Gaforrja

Edhe për ju, është Saturni ylli i mirë, i cili bën që peshorja tani të anojë nga ana juaj dhe me pak zgjuarsi t’i imponohoni një kundërshtari tuaj. Me hënën në favor erosi nuk mund të jetë veçse pozitiv.

Luani

Me marsin në “opozitë” janë të tjerët ata që do ta shohin ndikimin e tij te agresiviteti juaj, që herë herë mund të shoqërohet edhe me një farë arrogance. Nga ana tjetër, Jupiteri ju sjell fat.

Virgjëresha

Kuadri juaj yjor duket disi i trazuar, pasi janë një sërë planetësh në kontrast, si Urani e Plutoni, “prapësia”e të cilëve sikur zbehet nga afrimi i Uranit. Në majë të gjuhës i keni ankimet!

Peshorja

Në përgjithësi kuadri yjor duket i qetë, por kjo nuk do të thotë se gjithça do të shkojë vaj për ju. Saturni është në një pozicion të favorshëm, por është Hëna që mund të sjellë sherr.

Akrepi

Edhe ju do të jeni në egidën e një Saturni shumë pozitiv, i cili do t’ju mbështesë sidomos në aspektin profesional, ku edhe Mërkuri do të luajë një rol të rëndësishëm. Mirë dashuria.

Shigjetari

Sot do të jetë një ditë e qetë në përgjithësi, por do t’ju duhet të sqaroni një problem që prej shumë kohësh e kini lënë pas dore. Nxitimi është krejtësisht i pajustifikueshëm.

Bricjapi

Do të jetë një ditë mjaft intensive përsa i përket aktivetit tuaj që do të stimulohet nga dyshja Mërkur-Uran, ndërsa Hëna favorizon kontaktet në planin sentimental dhe njohjet e reja.

Ujori

Tani Afërdita në shjenë është në një orbitë shumë harmonioze. Çka do të thotë se fusha sentimentale do të jetë më e privilegjuara. Mërkuri mund të bëjë të shkelni në dërrasë të kalbur.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje, nën efektin e Saturnit do të jenë jo vetëm plot energji e dëshirë për të punuar, por edhe solidë në kontraste e përplasje të mundshme. Më të “butë” me partnerin.

Share: