Home KRYESORE Horoskopi, 24 prill 2018

Horoskopi, 24 prill 2018

Dashi

Sot kuadri yjor pritet mjaft i favorshëm për ju, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë. Hëna stimulon erosin.

Demi

Shenja juaj sot pritet të jetë disi e turbullt e kjo nuk ju favorizon aspak prandaj është më mirë që të mos ndërmerrni iniciativa me shumë rrezik për aktivitetet tuaja. Edhe në dashuri nuk jeni aq të favorizuar.

Binjakët

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje parashikohet një ditë nën shenjën e yjeve të mirë që do të thotë se do të keni një periudhë mjaft pozitive. Hëna në pozicion shumë stimulues për çështjet e zemrës.

Gaforrja

Pas një periudhe të shkutër apatie duket se do të gjallëroheni ndjeshëm pasi është Mërkuri “katalizatori” i kësaj shenje. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me lehtësinë që ju karakterizon.

Luani

Situata yjore pritet më në fund të ndryshojë për mirë, por “Marsi” kokëfortë vazhdon të ndikojë shumë duke iu rritur agresivitetin. Kujdes sepse Hëna ju stimulon egoizmin.

Virgjëresha

Pritet të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e Saturnit, i cili, në në të shumtën e rasteve do të jetë stimulues për punën tuaj. Një Hënë e qetë do të thotë kthjelltësi në mendim.

Peshorja

Edhe për ju, prania në shenjë e Marsit, me gjithë ndonjë të papritur, që ju sjell do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton vendosmërinë dhe duket se ju shkund nga apatia. Kjo vlen edhe për dashurinë.

Akrepi

Fakti që ndikimi i Jupiterit për ju gjithnjë e më i zbehtë është në vetvete shumë domethënës, pasi nën “hijen” e këtij gjiganti keni ndërmarrë veprime të nxituara që ju kanë kushtuar jo pak.

Shigjetari

Qielli juaj është nën ndikimin e një numri planetësh “të mirë” prandaj parashikohet një ditë pozitive në shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

Bricjapi

Edhe pse nuk parashikohet ndonjë ditë e veçantë për ju, në përgjithësi jeni të asistuar nga yje të mirë. E vetmja “njollë’ mund të jetë Hëna, që mund t’ju bëjë herë melankolikë e herë nervozë.

Ujori

Edhe për ju kuadri yjor është shumë i ngarkuar, por do të jeni të “privilegjuarit” e Marsit “luftarak” dhe Afërditës “joshëse”. Pritet të gëzoni edhe për gjëra fare të vogla. Mirë shëndeti.

Peshqit

Ndjeheni të plogët, herë-herë apatikë e të këputurr? Nuk ka si të ndodhë ndryshe me Marsin hijerëndë në shenjën tuaj. Por ama në planin sentimental Hëna bën që gjërat të shkojnë mirë.

Share: