Home KRYESORE Hyn në fuqi rregullorja e re: Si bëhet ndryshimi i kredisë dhe...

Hyn në fuqi rregullorja e re: Si bëhet ndryshimi i kredisë dhe kolateralit

Hyn në fuqi ndryshimet e rregullores së Bankës së Shqipërisë për kredinë konsumatore dhe hipotekare, të cilat i japin të drejtë konsumatorëve për të ndryshuar monedhën e kredisë sipas të ardhurave të tij.

Nga ana tjetër ndryshimet e rregullores i japin të drejtë qytetarëve të ndryshojnë edhe llojin e kolateralit.

Ndryshimet vijnë pas masave të Bankës së Shqipërisë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi, ku një nga prioritetet është që të ulet ekspozimi i kredimarrësve në valutë kur i kanë të ardhurat në lekë. referuar ndryshimeve të botuara në fletoren zyrtare konvertimi mund të kryhet bazuar në rezultatet e analizës apo të vlerësimit më të fundit të bankës, mbi monedhën në të cilën konsumatori gjeneron të ardhurat.

Në rastet e konvertimit të monedhës së kredisë në monedhën në të cilën gjenerohen të ardhurat, kursi i këmbimit me të cilin do të realizohet konvertimi i monedhës së kredisë, do të jetë kursi zyrtar i bankës në ditën që kryhet konvertimi, nëse nuk përcaktohet ndryshe në kontratë.

Po ashtu ndryshimet e miratuara i japin të drejtë qytetyarit të kërkojë edhe ndryshimin e kolateralit.

360grade.al

Share: