Home KRYESORE I ndalohet hyrja në SHBA, reagon Tom Doshi…

I ndalohet hyrja në SHBA, reagon Tom Doshi…

Tom Doshi ka reaguar pas publikimit të lajmit se Departamenti Amerikane i Shteti i ka ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA. I kontaktuar nga “BalkanWeb”, deputeti Doshi është shprehur se nuk ka dijeni për një vendim të tillë, ndërsa sqaron edhe rastin kur ka aplikuar për vizë amerikane.

“Nuk kam dijeni për këtë vendim. Mua nuk më ka ardhur një vendim i tillë. Gruaja ime dhe fëmijët e mi kane pasaportë australiane. Ndërsa unë kam patur vizë amerikane, por më ka skaduar. Në momentin që kam aplikuar sërish për vizë, më kanë kërkuar dokumente nga prokuroria. Por duke qenë se në atë kohë isha në hetim nuk çova dokumente shtesë, dhe viza mbeti pezull”, shprehet Doshi.

Në artikullin e publikuar thuhej se “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë”.

Në përgjigje të kësaj, deputeti Doshi tha se “Në jetën time nuk kam firmosur asnjë dokument po të duan të ma vërtetojnë korrupsionin”.

Share: