Home KRYESORE Jep dorëheqjen kreu i OMONIA-s. Papa: Nuk arrita të bashkoj minoritarët

Jep dorëheqjen kreu i OMONIA-s. Papa: Nuk arrita të bashkoj minoritarët

Është larguar fare papritur nga drejtimi i Omonia-s, kryetari Leonidha Papa që e drejtoi kete organizate te minoritetit grek ne Shqiperi për 3 vite.

Permes nje deklarate te bere publike ne faqen e tij ne Facebook, Papa thotë se nuk arriti të bashkojë minoritetin grek ndaj po largohet.

Ka edhe mendime te medias lokale qe pak ditë më parë shkruanin se Leonidha Papa njihet per linjen e tij jo agresive kunder Qeverise Rama, dhe kjo ka bërë që të ketë përplasje me kryetarin e PBDNJ, vangjel Dulen.

Statusi i plotë në facebook i Leonidha Papës për dorëheqjen:

Informoj anëtarët dhe simpatizantet e Omonia-s, se përpjekjet personale për riorganizim, me propozime që kam gjykuar se do sjellin bashkimin e bashkatdhetarëve tanë, duke e shnderruar organizaten si shtëpine e përbashkët e të gjithë minoritareve greke dhe në veçanti për te perballur aspiratat, nuk gjetën mbeshtetjen e dëshiruar.

Jap doreheqjen nga posti i Kryetarit te Pergjithshem, duke i lene përgjegjësinë e perfaqesimit deri në zgjedhjet e ardhshme zv/kryetarit Fredi Beleri.

Me lejoni të ndaj me ju, krenarinë e perpjekjeve dhe aritjeve tona gjate ketij tre vjeçari. Në këtë mandat, Omonia ishte e pranishme si kurrë më parë ne të gjitha ceshtjet në lidhje me komunitetin tonë, duke paraqitur propozimet e veta, qeverise Shqiptare, Greke si dhe përfaqësuesve te faktorit nderkombetar. Promovoi vlerat e këtij komuniteti duke derguar mesazhe ne cdo drejtim, se minoriteti Etnik Grek ne Shqiperi nuk eshte një pakicë e harruar dhe e disponueshme per konsumim, por një pjesë e konsiderueshme e rajonit dhe e Helenizmit Ekumenik.

Falënderoj dhe përgëzoj te gjithe ata, ato që kanë qenë te angazhuar ne keto perpjekje, veçanërisht të rinjtë. Ata që kane emigraur në Greqi por nuk braktisen vendlindjen dhe origjinen e tyre dhe sidomos ata qe kembengulin te ndertojne jeten e tyre ketu, duke mos iu bindur sirenave te crrenjosjes.

Kërkoj ndjese nga te gjithe ata që me fjale ose vepra i kam merzitur dhe nga ata qe ishin ne pritje te nje kauze ndryshe
Nuk mund ta fsheh hidhërimi tim per sjelljen e disa drejtuesve qe e konsideronin dhe vazhdojnë të shohin Omonian si dyqanin e tyre, duke demonizuar cdokush qe nuk i shërben “bisnesit” te tyre. Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për të ardhmen e organizatës, meqenëse egoizmat personale po mbytin logjiken e thjeshte dhe misionin esencial të organizatës.

Me statutin e tanishem, kryetari nuk ka të drejten e asnje vendimarrjeje por për të zbatuar vendimet e Keshillit të Përgjithshme. Largimi im nuk duhet të interpretohet si një braktisje, perkundrazi është një përpjekje me e madhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe per të lehtësuar një riorganizim me pjesmarjen e cdo anetari, me maturi dhe pa nxitime.

Le të mbyllim një sy dhe një vesh tek ato që na ndajne. Jane më shumë dhe me thelbësore ato që na bashkojnë. Shigjetari kur mbyll një sy, arrin më mirë shenjestren. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se nëse do te mbylle të dy sytë, do t’ja dale me sukses.

Mir u takofshim ne betejat e ardheshme!
Leonidas Papas
Sarandë, 22 prill 2018”.

Share: