Home Gjeo-Ekonomia Kreu i Shoqatës së Fasonëve tregon arsyen pse ikin shqiptarët tani, e...

Kreu i Shoqatës së Fasonëve tregon arsyen pse ikin shqiptarët tani, e jo 6 vjet më parë

Kreu i Shoqatës së Fasonistëve, Gjergji Gjika, i ftuar në “Ekopolitikë” thotë se shqiptarët ikin nga Shqipëria pasi është vend i pa banueshëm për shkak të politikave që ndjek qeveria.

Shqiptarët duan të ikin nga Shqipëria sepse Shqipëria është bërë vend i pabanueshëm për hir të politikave që ndiqen. Kjo është e vërteta.

Nuk duhet të mbyllim sytë. Pse nuk ikën 6 vjet përpara po ikin tani. Ikin sepse ata që janë sot në pushtet nuk ofrojnë asnjë gjë për të ardhmen e tyre, tha Gjika

Edhe ata që do ta marrin nesër, edhe ata nuk ofrojnë gjë. Ne jemi futur në vorbull tani nga e cila nuk dalim dot. Kemi një goditje nga shteti që na kanë vendosur taksa 50%.

Kanë dorë të rëndë këta. Kemi anën tjetër që i shpallën luftë euros dhe kemi goditje të fitimit neto të ndërmarrjeve eksportuese 12%. Ne e kemi fitimin tek diku 15%.

Share: