Një lutje nga Armand Gjana…
I nderuar Z.Shefqet Kastrati, unë si një bir Lume (Kukësi ) ju drejtohem personalisht që sot një nga përfaqësuesit e Kompanisë tuaj të dalë në një prononcim zyrtarë dhe të bëjë të qartë tërheqjen nga ky konçesion i pa filluar mire. veprim cili do të dëshmonte se jeni një burrë “Lume” i lindur dhe i rritur me vuajtjet e asaj zone, që jeni një besimtarë i devotshëm dhe një ,Haxhi, i denjë që keni vizituar vendin e shejtë.
E nderuar Znj.Arta Marku, ju uroj Gëzuar “Pashkët” dhe festofshim edhe shumë “Pashkë “ të tjera. Ju lutem ngrihuni në lartësinë e duhur dhe mos bëni arrestime në Lumë (Kukës ), e mos urdhëroni një gjë të të tillë lironi dhe ato që keni kapur.
I nderuar Z.Fatmir Xhafa, ju lutem tërhiqeni policinë nga ajo zonë se nuk e ka frikë janë njerzë shumë të mire siç e the edhe vetë dje i nderuar, dhe besoj e njeh mirë atë vend …. dhe banorëtt e asaj “Krahine”kur ke qenë edhe si “Hetues” në fshatin Surroj për 40-ditë me radhë duke hetuar për procesin që të ishte ngarkuar dhe more përgjigjen e merituar.
I nderuar Z.Rama, paska qenë e shkruar nga i madhi ,Zot , që data 31-Mars të jetë fillimi i rënies tënde nga pushteti iTiranisë që ke nisur ta instalosh në këtë vend këtu e 5-vjet të kaluara, të lutem më lejo të të kujtoj se i ke borxhe të mëdha asaj zone ti dhe familja jote kujdes.
I nderuar Z.Avokat I Popullit, ju ndoqa dje me vëmendje për situatën e krijuar në Lumë (Kukës), vetëm një reagim në Facebook nga ana juaj ju lutem sot duhet të shkoni pranë banorëve të zones ju personalisht dhe jo të deleguar e të ndiqni situatën nga afër që të jeni në anën e popullit ….
I nderuar Z.President i Republikës, me kopetencat që ju jep “Kushtetuta” e vendit të ndërhyni për situatën e krijuar, ju lutem vetëm sa për kujtesë ta dini se jemi ai popull që kemi thyer “Repartet Ushtarake” të vendit në vitin jo shumë të largët atë të 1997-tës kjo është edhe për të gjithë ato që e kanë harruar .
I nderuar Z.Berisha, duke ndjekur drejt-përdrejt protestën e banorëve të Lumës (Kukësit) , e mbi 10 protestues të majtë e të djathtë në intervistat e shkurtëra që jepnin nëato moment vetëm emrin tuaj përmendënin “Sali Berisha” ju lutem si një birë i lindur në atë Qark, si deputet i “Parlamentit të Republikës së Shqipërisë “ si ish-president i vendit, si ish-Kryeministër i këtij vendi të vogël dhe si njeri human meqë që jeni “Doktor” e për ndikimin e padiskutueshëm që keni tek ato njerëz siç e dëshmuan veta ata, duhet të ndërhyni ….
I nderuar Z.Basha, si kryetar i opozitës “Shqipëtare” e pretendent për të drejtuar “ Qeverinë e vendit “ dhe përfaqësues i asaj pjese të popullsisë që ju ka vot-besuar ju dhe partinë që drejtoni, ju lutem duhet ta gjykoni me mpreftësi situatën dhe të reagoni me shpejtësi e përgjegjshmëri në vendimet tuaja që duhet të merrni për situatën …për vendin dhe për Kombin. “ Thika ka shkuar në Palcë “
Të nderuar. Banor, të tanishëm të Lumës (Kukësit ), Tropojës, Hasit, Dardanisë (Kosovës), si besimtarë që e quaj veten unë , më duhet të jua them hapur se ndoshta “Zoti” me madhështinë e tij ju ka sprovuar dhe ju ka përzgjedhur e ngarkuar me këtë detyrë që të shpëtoni “Kombin” nga kjo e keqe që e ka mbërthyer, e ju duhet të kryeni detyrën tuaj deri në fund të mos ndaloni për asnjë shkak dhe motiv. Dhe e dyta “Historia” na mëson që dikush duhet të udhëheq dhe ti bëjë ballë kësaj të keqe duke pasur edhe humbje ….Reziston. Jam me ju dhe jam krenar që jam LUMJANE.