Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka folur për herë të parë publikisht, në lidhje me historinë e publikuar në media mbi një skandal seksual me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Në bordin e Air Force One, i pyetur mbi historinë e tij me aktoren e filmave porno, presidenti amerikan mohoi të ketë pasur marrëdhënie me të dhe tha se nuk di asgjë për transaksionin prej 130 mijë dollarësh.
“Përkundër pretendimeve të saj, unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me Stormy Daniels, madje nuk kam dijeni as për transaksionin e pretenduar. për këtë duhet të pyesni Michaelin (avokatin)”, u shpreh Trump.
Vetë avokati i presidentit amerikan, Michael Cohen ka pranuar se ka paguar 130 mijë dollarë për aktoren e filmave për të rritur, por ka mohuar që Trump të ketë qenë pjesë e transaksionit.
360grade.al