Home KRYESORE Neranxi: Rama e di kush punon pa fature tatimore dhe ndaj mashtron...

Neranxi: Rama e di kush punon pa fature tatimore dhe ndaj mashtron për TVSH-ne e biznesit te vogël!

Nga Nikollaq Neranxi*

Rama i quan tregtarët gënjeshtarë për një sistem korruptiv që e ka ngritur vetë!

A e keni pyetur ndonjëherë veten se ku shiten mallrat që janë kontrabandë? Dhe duhet thënë që gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës, kontrabanda u rrit në mënyrë të frikshme. Këtë nuk e them se e kam lexuar në media opozitare, por i kam provuar vetë mbi kurrizin tim pasojat.

Kur vijnë tregtarët e vegjël të blejnë tek ne të mëdhenjtë, ata refuzojnë që të marrin faturën tatimore, faturë të cilën unë duhet patjetër ta jap që të mbyll zinxhirin e lëvizjës së mallit nga furnitori tek konsumatori.

Tregtarit të vogël i është vendosur një kufi xhiroje, sipër të cilit kalon tek biznesi i madh dhe paguan tatim fitimi nga 5% në 15%. Që ai të mos kalojë me 15%, nuk rrit xhiron. Por diku duhet të marrë mall apo jo? Dhe ku merr?

Tek ai që sjell mall kontrabandë sepse nuk ka asnjë faturë, kështu që malli shkon deri tek konsumatori i padeklaruar dhe çfarë është më e rëndë, i pakontrolluar nga parametrat e cilësisë. Ky është një mekanizëm i krijuar me dashje nga shteti, në mënyrë që të shitet malli kontrabandë, pasi kontrabandë bëjnë vetëm ata që janë të lidhur me pushtetin.

Kur jam përpjekur të bind tregtarët e vegjël se është më mirë të formalizohen dhe të marrin faturë tatimore pavarësisht se kalojnë fashën, ata më janë përgjigjur se nuk është ky i vetmi problem.

Klientët e pushtetit të cilët sjellin mall kontrabandë, i bëjnë presion biznesve të vogla duke iu thënë se nëse nuk marrin mall tek ata, do iu çojnë tatimet në dyqan dhe do iu vënë gjoba.

Ky është sistemi korruptiv i qeverisë Rama i cili bën ligje që të fitojnë klientët e tij dhe në fund i akuzon tregtarët si gënjeshtarë! Unë kam me dhjetra intervista të dhëna gjithë këto vite që e denoncoj këtë formulë korruptive ku konkurrenca e ndershme shkatërrohet me fashën e famshme.

Prandaj, kur Rama thotë se gjithçka bëhet për të kontrolluar biznesin e madh, thotë një gënjeshtër të madhe. Sepse e di mirë që biznesi i madh i cili punon pa faturë tatimore, është ai që ka miq trimat te trau i doganës me të cilët ndajnë paratë.

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë.

PS: Ju sugjerojmë te dëgjoni se cfare ka deklaruar z. Neranxi ne një interviste te 3 viteve me pare kur edhe debatohej mbi këto argumente te cilat japin te drejte sot qëndrimit te tij.

Po ashtu deklarimin e kryeministrit Rama ne fakt vetëm dy dite pare…

Share: