Home KRYESORE Nga ngacmimet seksuale te dhuratat per deputetet, ja ndryshimet në Kodin e...

Nga ngacmimet seksuale te dhuratat per deputetet, ja ndryshimet në Kodin e Etikës

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord të miratojnë disa ndryshime në kodin e etikës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. “BalkanWeb” ka siguruar projekt-vendimin që pritet të kalojë këtë të enjte në Kuvend, pjesë e të cilit është edhe një nen që i bën të qartë penalizimet çdo deputeti për sjellje me natyrë seksuale.

“Çdo deputet përpiqet të sigurojë dhe të mbajë një mjedis pune pa ngacmime seksuale. Ai reagon menjëherë, raporton, kërkon evidentimin dhe hetimin e rastit, kur merr dijeni të ndonjë pretendimi për ngacmim seksual, duke mundësuar që viktima e ngacmimit seksual të mos frikësohet, të mos denigrohet dhe të mos injorohet pretendimi i tij”,- thuhet në pr/ligj.

Një pikë tjetër për të cilën PD dhe PS kanë rënë dakord është ajo që i ndalohet hyrja në sallë çdo deputeti që ka konsumuar alkool e drogë.

Një nen tjetër tejet i rëndësishëm është ai që specifikon vlerën e dhuratave që duhet të pranojë një deputet, jo më shumë se 10 mijë lekë.

“Deputeti nuk mund të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë dhurata me vlerë mbi 10 mijë lekë, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat”,-sqarohet ndër të tjera.

Share: