Home I pakategorizuar Nuk e di pse erdha në këtë botë dhe nuk e di...

Nuk e di pse erdha në këtë botë dhe nuk e di as çfarë është bota.. Nga Ugo Foscolo

Përktheu: Elona Caslli

Nuk e di pse erdha në këtë botë dhe nuk e di as çfarë është bota, as çfarë jam unë.
Nëse nxitoj ta zbuloj, rikthem gjithmonë i turbullt tek një injorancë që bëhet gjithmonë e më e frikshme. Nuk e di se ç’është trupi im, shqisat e mia, shpirti im; dhe kjo pjesë brenda meje, që mendon atë që unë shkruaj dhe që mediton mbi gjithçka dhe mbi vetveten nuk mund të njihet kurrë. Kot përpiqem t’i mas me mendje hapësirat e pakufishme të universit që më rrethojnë.
Më duket vetja sikur gjendem i dhunuar në cepin e një hapësire që nuk kuptohet ,pa e ditur se pse ndodhem këtu dhe jo diku tjetër; ose pse kjo kohë e shkurtër e ekzistencës sime i takon këtij çasti të përjetësisë dhe jo në çasti paraardhës apo pasardhës.
Rreth vetes nuk shoh gjë tjetër veçse pafundësi që më përthithin si atom.
(20 Mars, mbrëmje)

Share: