Home KRYESORE Prokuroria lëshon “bombën”: Katër deputetë dhe ministra po hetohen për…

Prokuroria lëshon “bombën”: Katër deputetë dhe ministra po hetohen për…

Katër deputetë shqiptarë janë duke u hetuar për korrupsion. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Beka ka treguar se për korrupsion, po ashtu, janë duke u hetuar edhe ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit në Kosovë.

Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë se gjykatat e Kosovës janë fajtore për hedhjen poshtë të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por edhe nga prokuroritë e tjera në të gjithë vendin.

I pari i Prokurorisë së Prishtinës, ka bërë të ditur se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës po hetohen për korrupsion, por s’ka përmendur emra me arsyetimin se mund të dëmtohen hetimet.

Share: