Home KRYESORE Deputetët e PS i rrëzojnë ligjin, Majko përplas karrigen dhe iken

Deputetët e PS i rrëzojnë ligjin, Majko përplas karrigen dhe iken

Duket qe edhe pse ka munguar opozita ne parlament, sherret në parlament nuk kane munguar dhe kësaj radhe i ka prodhuar vetë mazhoranca e majtë.

Debati brenda shumicës ka nisur gjatë procesit të votimit të ligjit për Diasporën të propozuar nga ministri Pandeli Majko ku Mimi Kodheli e Taulant Balla kanë kundërshtuar amendamentin me argumentin se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet.

Në votim 74 vota kanë qenë pro ligjit të ardhur nga qeveria dhe 1 votë kundër dhe duket se rrëzimi i amendamentit ka nxehur ministrin Majko, i cili ka përplasur karrigen dhe është larguar nga Kuvendi.

Share: