Në këto momente dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë, ku kërkojnë lirimin e qytetarëve kukësianë të cilët janë ndaluar nga policia mëngjesin e sotëm me akuzën për “Shkatërrim të pronës publike”, pas ngjarjeve të djeshme ku u shkatërrua pika e tarifimit të konceisionarit në Rrugën e Kombit.
Qytetarët në fjalën e tyre kanë vënë në akuzë kryeministrin Rama, duke e cilësuar arrogant. Midis personave që kanë marrë fjalën janë edhe personazhe të njohur të jetës publike.
Avokatja Brzida Gjikondi tha se arrestimet jane bere ne menyre te paligjshme sepse sipas ligjit arrestimi nuk mund te realizohet pas ores 22.00 dhe sipas oratoreve kuksianet jane marre peng dhe jo arrestuar sipas ligjit. Ata kerkojne lirimin e menjëhershem te kuksianeve te arrestuar.
Protesten mund ta ndiqni live me poshte