Home KRYESORE Protestat të opozitës, Basha: Nuk do marrim leje, le të vijnë të...

Protestat të opozitës, Basha: Nuk do marrim leje, le të vijnë të më arrestojnë mua

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, në mbledhjen e grupit parlamentar është shprehur se policia nuk arreston Olsi Ramën, Saimir Tahirin, Agron Xhafen, Balilajt e Habilat dhe kriminelët me shokë, por arreston qytetarët e varfër.

Basha tha se nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje.

“Le të vijnë t’ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua”,- tha Basha.

Sipas tij, kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do t’i trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë.

BashaDo të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi. Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhët për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbeturrrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutëne ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!

Share: