Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Taksa e rrugës së Kombit 8 euro në kohën e PD-së? Berisha...

Taksa e rrugës së Kombit 8 euro në kohën e PD-së? Berisha i përvishet Ramës: Fake news, prano urgjentisht kërkesën e Opozitës

Taksa e rrugës së Kombit është padyshim debati më i madh i kohëve të fundit. Kryeministri Edi Rama ditën e sotme edhe njëherë ja hodhi fajin Berishës, duke e akuzuar se që në kohën e qeverisjes së tij kjo taksë do të vihej dhe madje do të ishte 8 euro. Këto deklarata i ka hedhur poshtë Berisha duke e akuzuar si gënjeshtar, dhe duke i bërë thirrje të heqë dorë sa më parë nga kjo tarifë. Në statusin e tij në Facebook Berisha shkruan:

Fake News/Nje trillim i denje vetem per Ramen dhe papagajte e tij!

Te tromaksur nga revolta e qytetareve te Kukesit, Hasit dhe Tropojes, jehona mbare-kombetare dhe kombetare e saj, Edi Rama ka mbushur poturet dhe kerkon te shpetoje duke veshur xhaketen time.

Ai sot shperndan ne rrjetin e tij dhe nepermjet papagajve te tij lajmin e rreme se ai vendosi taksen ne Rrugen e Kombit pasi Berisha donte te vinte taksen 8.6 euro.

Me kete rast duhet t’i them se genjeshtrat e tij bajate vetem sa e akuzojne me rende. Se pari, Berisha mund ta vendoste taksen se paku kater here gjate 3 viteve, nga 2010 deri ne 2013, por ai vendosi qe ajo takse kurre te mos vihej perndryshe studimi qe ai beri do te sherbente vetem per te gjetur mesataren qe duhej paguar koncensionarit nga taksa e qarkullimit per mirembajtjen e Rruges se Kombit, dhe kjo mesatare rezultonte, siç deklaroi edhe ministri i tij ne parlament, 2 deri ne 5 euro.

Me kete rast i them Rames se je i pashprese! Prano urgjentisht kerkesat e opozites; Hiq me urgjence ‘taksen plaçke’ te Rruges se Kombit, anullo menjehere TVSH per biznesin e vogel, shtesen e tarifes se ujit, takses se prones, rikthe mbrojtjen ekonomike dhe ndihmen sociale per te mjeret qe u preve kafshaten, perndryshe kjo pranvere do te jete fundi yt i merituar. Revolta qytetare kunder taksave te larta do te permbyse narkoshtetin tend! sb

Share: