Home KRYESORE Psikoze Arrestimesh, Nderkombetaret Fajesojne Ish – Kryeprokurorin Shqiptar

Psikoze Arrestimesh, Nderkombetaret Fajesojne Ish – Kryeprokurorin Shqiptar

Nga Genc Mlloja

Opinioni publik, i tere populli, jane shume te vemendeshem kur behet fjale per arrestime ne kupolat e larta aq me shume kur cdo gje mbart vellon e misterit, luftes per pushtet dhe interesat e oligarkeve. Kjo vello misteri nuk sjell asgje te mire per te, ne te kundert ai e peson.

Kjo situate ka ngjare ne Shqiperi ne vitet 1970 e 1980 kur u bene arrestime te bujshme te zyrtareve te larte qeveritare nga ‘shoket’ e tyre te luftes. Atehere viktimat ishin ‘bashkepunetore’ te imperializmit amerikan, sic etiketohej ne ate kohe, SHBA, dhe
Perendimit. Zhvillimet dihen si vijuan.

Tani, 9-13 prill 2018, dokument zyrtar i ish – prokurorit te pergjithshem Adriatik Llalla, i bere publik nga Uashingtoni zyrtar me pretendimin se ambasadori amerikan Donald Lu i kishte kerkuar atij arrestimin e ish – kryetarit te kuvendit Ilir Meta, tani President, behet kryeteme.

Ambasadori Lu e mohon menjehere me shpejtesi si rralle ndonjehere. Madje ai i shkon Z. Meta ne zyre, takim i paplanifikuar, dhe e akuzon perseri Llallen se po denigron presidentin dhe popullin shqiptar.

Pra del qe zyrtarisht Z. Lu pergenjeshtron qe ai ne emer te SHBA te kete kerkuar arrestimin e Z. Meta. Po ta shikosh thelle eshte nje kerkese ndjese prej tij ndaj Presidentit, i cili per hire te se vertetes ka ruajtur gjakftohtesine dhe mbajtur ekuiliber per tu lavderuar.

Nga ana e saj, shefja e delegacionit te BE Romana Vlahutin mohon se i ka kerkuar, perseri Z. Llalla, te arrestonte ish – kryeministrin dhe ish – kreun e PD Sali Berisha.

Ky i fundit deklaron se ‘Po!’, Znj. Vlahutin kishte kerkuar arrestimin e tij sikurse edhe Z. Lu kishte kerkuar me gjasa arrestimin e Z. Meta. Te gjitha jane publike e populli degjon dhe pret te verteten.

Kryeministri, nga ana e tij, hedh poshte cdo hamendesi te tille arrestimesh dhe per me teper e shikon Z. Meta ne nje mandat te dyte presidencial.

Pra mbetet qe te genjejne Z. Llalla dhe Z. Berisha, por a jane keto figura aq te papergjegjshem sa te sajojne ‘komplote’ te tilla ne kurriz te Presidentit dhe te dy ambasadoreve Lu e Vlahutin. Eshte pergjegjesi, madje faj, por te presim te verteten!

Sido qe te vertetohet te jete ‘skena e prapaskena’, shumices se shqiptareve nuk u vjen mire qe ambasadoret Lu e Vlahutin, perfaqesuesit e dy aleateve kryesore strategjike te Shqiperise, te perfliten te kene qene gjoja ata qe i kane bere presion ish -kryeprokurorit te ndermarre fushate arrestimesh ne nivele te tilla te larta.

Diplomatet Lu e Vlahutin mund te jene per kancelarite e tyre zyrtare te perkryer, dhe shqiptaret i duan duke i respektuar per faktin se kush i ka sjellur dhe i nderojne e i besojne si miq perfaqesues te dy aleateve strategjike.

Por po keshtu shqipetaret duan dhe e meritojne qe edhe keta diplomate te jene ne nivelin e ‘beses’ shqiptare, dhe jo te makinacioneve te segmenteve te vecanta te politikes se ketij vendi, qe po e mbajne peng ate per dekada te tera pas 1991.

Megjithate edhe per me ‘optimistin’ hija e gjoja urdherave per arrestime te tilla zor se do te zhdavaritet lehte se, ne fund te fundit, nje sfond ‘intrige & dashuri’ midis personave ne fjale – shqiptare dhe nderkombetare – ka qene publik ne teatrin e skenes politike te Tiranes. E, ne fakt, ‘loja’ vazhdon dhe te shikojme a do te kerkoje ne menyre te zellshme Ambasadori Lu perseri arrestimin e ‘peshqeve te medhej’.

Megjithate e gjithe kjo mizanskene na ben te pyesim: A mos e kane kaluar statusin e tyre diplomatik disa ambasadore? Konventat nderkombetare thone se po, ka limite qe percaktojne veprime te tilla ne punet e brendeshme te nje vendi, pse jo edhe te nje vendi si Shqiperia, anetar i NATO-s dhe kandidat per ne BE. Shkurt, drejtesi behet duke zbatuar ligjin per te gjithe njelloj- ky eshte sundimi i ligjit, qe kerkon ne rradhe te pare populli shqiptar.

Share: