Ne kulmin e tensioneve me SHBA dhe aleatet e saj, ne lufte kunder Sirise, Vladimir Putin ndermerr hapin e radhes. Pergatit 1,000 trupa dhe 100 avionë për të mbrojtur Rusinë nga ‘sulmi armik’.
Daily Star shkruan se Vladimir Putin ka urdhëruar ushtarët nga Distrikti Ushtarak Perëndimor i Rusisë (WMD) që të nisin menjehere operacionet ushtarake, ne kuadrin e stervitjeve qe ka synim nje kunderpergjigje ndaj nje sulmi imagjinar kunder Rusise.
Trupat e armatosur dhe gjithe avionet e luftes, jane ne gatishmeri te plote per stervitjen e madhe me urdher te Putnit. Pjese e stervitjes jane edhe helikoptere qe mbikeqyrin gjithcka nga ajri.
Trajnimi vjen në mes të tensioneve të larta midis Rusisë dhe vendeve perëndimore, pas sulmeve ne Siri. Britania, Franca dhe SHBA bombarduan objektet që mendohet se janë përdorur nga presidenti sirian Bashar al-Asad për të bërë armë kimike.
Putin reagoi me zemërim duke e quajtur sulmet ajrore një “akt agresioni” kundër Sirisë, një aleat kyç te tijin.
Që atëherë, një flotë e anijeve të Marinës Ruse eshte vendosur në Mesdhe, pasi Putini kërkon të kete praninë e tij në rajon.
Anija ruse me shkaterruesin e raketave lundruan përmes ngushticës së Bosforit gjatë fundjavës me destinacion ne bazen ne Tartus. Nderkohe qe pas kesaj një fregatë ruse ne rruge drejt Mesdheut u pikas nga marina Mbeterore Britanike.
360grade.al