Home KRYESORE Rama flet për rrjetin e rrezikshëm që ndodhet këtu ne Shqipëri!

Rama flet për rrjetin e rrezikshëm që ndodhet këtu ne Shqipëri!

Duke komentuar kritikat e raporteve me Turqinë, të cilat shpesh nga analistë janë quajtur edhe si kërcënim, kryeministri Edi Rama tha se këto janë broçkulla.

Ilva Tare: A ka shqetësim të marrëdhënies tuaj me Erdoganin në Bruksel?

Edi Rama: Marrëdhënia e Shqipërisë me BE matet me qëndrimet që kanë qenë 100% të linjëzuara me vendet e BE. Shpresoj dhe punoj të ketë shumë më tepër investime turke sesa ka. 

Marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë kërcënim. Profesori duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë  i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur

Nëse të krishterët katolikë e ortodokët morën katedralet e tyre, myslimanët meritonin të kishin tempullin e tyre të barazvlefshëm, as më të madh dhe as më të vogël, dhe besoj se është bërë gjëja e duhur.

Sa i takon financimit profesori duhet ta dijë që është financim i dhënë nga komuniteti mysliman turk për komunitetin mysliman shqiptar. Dhe ky i fundit nuk varet nga qeveria, mjafton që financimi të mos jetë me prejardhje terroriste. 

Me keqardhje mund të them që këto janë brockulla

Më vjen për të vjedhë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit që flasin për shantazhim të Europës.

I pyetur nese rrezikohemi nga nje skenar si ai i Kosovës që disa persona te rrezikshem qe jane ne vendin tone të arrestohen dhe deportohen me pas ne Turqi, Rama tha:

“Unë nuk flas me nëse. Di të them që ai rrjet që organizoi përmbysjen me dhunë përmes armëve të një qeverie të zgjedhur në Turqi është i rrezikshëm dhe kur vjen puna te Shqipëria ne sigurisht që njerëz individë të cilët supozohen të lidhur me atë rrjet i mbajmë nën vëmendje se bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare. Kjo nuk është me nëse, kjo është shumë e thjeshtë, e s’kam prirjen t’i konsideroj ato që ndodhën në Turqi të lehta.

Nder te tjera Rama tha: “Së pari s’i kërkoj leje e si jap llogari askujt në cilat dasma shkoj, por unë nuk kërcej nëpër dasma se nuk e kam këtë talent.

Së dyti, jam ndier i nderuar që presidenti më ka ftuar në dasmën e të bijës dhe kam shkuar.

Së treti marrëdhëniet tona me Turqinë s’kanë përbërë e s’përbëjne jo kërcënim të sovranitetit por asnjë lloj kushtëzimi dhe profesori duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur.

Share: