Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët për të folur për rrugën e Kombit. Pas protestës së djeshme, ku kryeministri u shfaq në gjendje të rënduar emocionale ku edhe po i merrej fryma, sot ai duket më i qetë teksa sqaron se e gjithë kjo është një fushatë disinformimi.
Sipas Ramës qytetarët nuk janë të informuar në lidhje me kontratën e qeverisë me kompaninë koncensionare, ndërsa tha se brenda 60 ditëve do të përfundojë bisedimet me komapninë dhe banorët.
Rama gjithashtu u shpreh se nuk ka asnjë tërheqje në kontratë, por por ka nevojë për të luftuar dezinformimin që orkestrohet nga zjarrnxitësit e Tiranës dhe gjen hapur derën në pasqyrën mediatike të tyre.
“Kontrata është nënshkruar prej dy vitesh dhe kompania ka bërë shumë punë, ngrihet një furtunë në gotë dhe derdhet benzinë e ndizet zjarr mbi një investim që duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët.” – tha Rama
Ai gjithashtu foli edhe për abonenë që do i ofrohet përdoruesve të shpeshtë me çmim të reduktuar. Rama tregoi se ka 37 zona të evidentuara si të rrezikshme të cilat kërkojnë shpenzime të mëdha për mirëmbajtje. Vetëm për tunelin tha Rama shpenzohet gjysëm milioni euro në vit për mirëmbajtje./opinion.al