Dosja ‘Tahiri’ ishte çështja kryesore e diskutuar në seancën degjimore të Edi Ramës dje në Bundestag, duke konfirmuar se mbrojta politike për ish-ministrin e Brendshem është një nga pengesat e mëdha për nisjen e negociatave.
Deputetet gjermanë e kanë pyetur Ramën se ‘si ka mundësi që një ish-ministër dhe deputet që i bëhen akuza aq të rënda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga maxhoranca qeveritare.’
Burimet diplomatike bënë të ditur se Rama është përgjigjur se Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti, por ai është kundërshtuar nga Raporteri për Shqipërinë i Grupit Parlamentar të CDU-së, deputeti Thorsten Frei.
Frei, i cili ishte në Tiranë pak kohë më parë, tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë lejen për t’i kërkuar Gjykatës arrestimin e Tahirit, ishte refuzuar nga mazhoranca socialiste.
“Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranueshme dhe jashtë standardit europian” – janë shprehur deputetet gjermanë në seancën dëgjimore me Kryeministrin Rama.
Tani është e qarte dhe Edi Rama nuk e fsheh dot më, Saimir Tahiri para drejtesisë dhe pa mbrojtje politike është kushti gjerman për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Mësohet se Edi Rama e ka pranuar në heshtje këtë kërkesë e tani mbetet veç të shohim se çfarë do të bëjë./360grade.al