Home KRYESORE Sherri virtual mes Dasarës dhe motrës së Encës nuk paska përfunduar…

Sherri virtual mes Dasarës dhe motrës së Encës nuk paska përfunduar…

Gazetarja Dasara Karaiskaj dhe motra e Encës mesa duket nuk do e lënë me kaq sherrin e tyre virtual. Mesazhe të njëpasnjëshme po vijnë nga të dyja palët, dhe mesa duket nuk kanë ndërmend të ndalen. Në një emision ku ishte e ftuar këtë fundjavë Dasara, lëshoi disa kunja për Undin, ndërsa 18-vjeçarja i ka kthyer përgjigje përsëri.

“Realisht nuk mendoja se do i jepja më shumë rëndësi kësaj pseudo gazetareje, por kur je arsyeja e vetme që ajo ftohet në emisione s’ke ç’bën. Dasara K. ti ke një smirë që s’e kuptoj dot. A është arsyeja që Enca nuk ta ka begenisur kurrë ftesën për në “emision”? Apo pasojat e lëndëve narkotike (për të cilat ato pak veta që të njohin ta dinë historikun)?”

“Nuk e dija që suksesi i jetës matej me gjetjen e një burri më të vogël se vetja dhe shpirt, të lutem mos ofendo burimin e bukës së gojës tënde”

“Si unë dhe motra ime jemi edukuar gjithmonë të shohim punën tonë dhe të ecim përpara. Por… Askush nuk mund të më ofendojë mua apo familjen time, kushdo qoftë. Sepse nuk e kam fare problem të kthej përgjigje. Veçanërisht kur kam gjithë këtë pisllëk ndaj teje. Kështu që mbylle gojën”, shkruan Uindi.

Nuk dihet nëse Dasara do ketë një reagim për këto fyerje, apo do e lërë me kaq./opinion.al

Share: